Islandë- Policia e Rijkavikut ka vënë në pranga vrasësin e dyshuar të shqiptarit Armand Beqiri.
Mediat e huaja raportojnë se njëri prej të arrestuarve është Anton Kristinn, i cili raportohet se ka qenë aktiv në botën e krimit e drogës për vite me radhë. Të arrestuarit e tjerë, nga etni të ndryshme, dyshohen se kanë punuar për Kristinn.
Mediat islandeze zbardhën detajet e ngjarjes, ku mendohet se Armandi kishte parkuar makinën dhe po hynte në shtëpi rreth orës 23:57 kur u qëllua me armë. Autori i kishte bërë pritë në prag të shtëpisë duke e qëlluar disa herë. Gruaja e tij shtatzënë dhe fëmija tjetër 15 muajsh ishin brenda në shtëpi gjatë atentatit. Pavarësisht dërgimit me shpejtësi në spital, ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.