Dy shpërthime të fuqishme u dëgjuan rreth orës 20:00 në ambientet e ish- kombinatit Metalurgjik, në Elbasan, aty ku ndodhen furrat e shkrirjes së kompanisë KURUM. Sipas banorëve të zonës industriale të ish-Metalurgjikut, shperthimet ishin të njëpasnjëshme dhe ndodhën në harkun e tri minutave. Fatmirësisht nga shpërthimet nuk raportohet për të lënduar, kjo pasi punonjësit kanë qenë të veshur me rroba speciale dhe raportohet vetëm për dëme materiale dhe thyerje të xhamave të disa kompanive industriale.
Nga te dhenat e para mesoohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një bombule gazi, e cila ishte ka qenë brenda sasive të mëdha të skrapit, i cili do të perpunohej në këtë uzinë. Incidente të tilla në zonën industriale të ish-Metalurgjikut janë të shpeshta dhe mjaft herë edhe me pasoja. Në vendngjarje ka shkuar policia por ende nuk ka një njoftim zyrtar për incidentet e ndodhura.