Presidenti Ilir Meta në një konferencë për shtyp këtë të premte ka folur për situatën e pandemisë në vend. Kreu i Shtetit tha se që prej fillimit të pandemisë nuk ka një plan për furnizimin me vaksina ndërsa vendi është në prag të katastrofës kombëtare.
Presidenti ka kërkuar nga qeveria që të bëhen transparente informacionet në lidhje me transparencën e vaksinave anti-COVID, gjithashtu ka kërkuar që të rishikohet buxheti për përballimin e pandemisë. Sipas tij nuk po bëhet transparencë me vaksinat anti-COVID, duke kërkuar që të rishikohet buxheti për përballimin e pandemisë.
“Që nga fillimi i pandemisë nuk ka një plan të qartë për furnizimin e vendit me vaksina duke rrezikuar një katastrofë pandemike. Plane të ndryshueshme dhe jo transparente për vaksinën nuk mund të jenë alibi për qytetarët, e infektuar dhe për ato që po humbin jetën. Duhet të zbatohen vetëm kriteret e moshës së vendosura ndërkombetarisht dhe jo klasifikim klasash politike dhe autoritetesh për të marrë vaksina pasi kjo është diktaturë. Nuk mund të lihen me institucionet pa pajisjet e domosdoshme dhe barnat e domosdoshme për të luftuar këtë pandemi” tha Meta.