Pas Tiranës, Kavaja dhe Durrësi kanë pasur numrin më të lartë të të infektuarve me Covid-19.
Numri i të infektuarve ditët e fundit ka pasur një numër të lartë të infektuarisht, ku mbi 60 persona janë të shtruar në spitalin rajonal të Durrësit.
Ndërsa një pjesë tjetër e qytetarëve që kanë qenë në një gjendje më të mirë shëndetësore kanë shkuar në shtëpi. Gjithashtu në 24 orë 3 qytetarë nga Durrësi dhe 2 nga Kavaja kanë humbur jetën.
Gjatë ditëve të fundit janë rritur ndjeshëm shifrat edhe në qytetin e Sarandës, ku vetëm një ditë më parë janë konfirmuar 43 raste të reja me Covid. Gjithashtu ka pasur kërkesë të shtuar për të bërë tampone.