Procesi i vaksinimit anti-Covid ka nisur edhe në qytetin e Fierit, ku do të vaksinohen 135 persona. Nga personat që do vaksinohen 80 janë personel mjekësor dhe 55 prej shtëpisë së moshuarve nga qyteti i Fieri. Ditën e nesërme, procesi i vaksinimit do të nisë në qytetin e Elbasanit. Më parë, doza e vaksinës së Pfizer është dhënë për stafin mjekësor dhe të moshuarit në Tiranë, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër. Ndërkohë, ditën e djeshme kryetarja e Komitetit të Ekspertëve bëri me dije se vijojnë punimet për spitalin e Fierit, nga ku do të jepen shërbime të cilat deri më tani janë ofruar vetëm në Tiranë.