Gjykata e Lartë gjen kompetente Gjykatën e Posaçme Kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për shqyrtimin e dosjes penale ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llala. Ky i fundit është marrë i pandehur për akuzën e fshehjes së pasurisë.
Ai kërkoi përmes avokatit që çështja penale ndaj tij t’i kalonte Gjykatës së Tiranës, duke argumentuar se nuk ishte më kompetencë e Gjykatës së Posaçme.
Por “manovrat” e tij për të shpëtuar nga një gjykim i gjyqtarëve specialë janë rrëzuar nga Gjykata Supreme. Sipas vendimit të shpallur në faqen zyrtare të institucionit të drejtësisë, dosja e Llallës është kompetencë e GJKKO të ngritur me ligj të posaçëm për të gjykuar veprat penale që kryhen nga zyrtarët e lartë.
Adriatik Llalla u hetua për disa vepra penale, përfshirë edhe pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.
Gjykata e Posaçme e konsideroi të drejtë akuzën e ngritur nga PSAK por ndërkohë i hoqi sekuestron mbi pasurinë. Pak ditë më vonë, në një lëvizje surprizë SPAK sekuestroi pasuritë e ish-kryeprokurorit sipas ligjit.