SKRAPAR– Edrian Myftari dhe Albi Çela janë dy të plagosurit që ndodhen në spital në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Edrian Myftari, një prej të plagosurve, njihet për person me precedent penal. Ai është arrestuar disa muaj më parë për aktivitetin e lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme, ku ka qëndruar për disa javë në burg dhe më pas është lënë i lirë.
Fotot e të plagosurve dhe të autorit, Xhoni Memollari, janë publikuar nga Faxweb. Memollari është shpallur në kërkim pasi arriti t’jambathte nga vendi i ngjarjes.
Të rinjë nuk janë përplasur sot për herë të parë. Para katër muajsh, mësohet se ata janë janë konfliktuar me njëri-tjetin për motive banale dhe kjo e sotmja është pasojë e përplasjeve të vazhdueshme.
Sherri nisi me ofendime në pazarin e Çorovodës e më pas degradoi në grushte e përdorimin e thikës. Gjendja e dy të plagosurve mbetet e rëndë.