Ndaj automjetit që drejtohej nga 30-vjeçari Tauland Pepaj u qëllua sot të paktën tre herë me armë zjarri. Pepaj nuk mori lëndime dhe tashmë policia është në ndjekje të autorit/ve.
I riu është me precedent penal pasi më 25 qershor të vitit 2017 ka plagosur me armë zjarri 22-vjeçarin R. Th. Ngjarja aso kohe ndodhi në lagjen ”Bacallek ”Shkodër ndërsa për Pepajn u vendos masa e sigurit arrest me burg për plagosje të rëndë me dashje.
Nuk dihet nëse ngjarjet janë të lidhura bashkë, ndërsa policia dhe FNSH Shkodër janë në ndjekje të autorëve kurse hyrje-daljet e qytetit janë blinduar.