Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, kreu ekzekutivi i kompanisë farmaceutike gjermane, BioNTech, Sirk Poting, që në bashkëpunim me amerikanen Pzifer kanë krijuar vaksinën e parë kundër Covid-19, flet mbi problemet që po has prodhimi i vaksinave, dhe mbi sasinë e dozave që mund të prodhojë kompania brenda këtij viti.
BioNTech dhe partneri i saj Pfizer njoftuan këtë javë, se ata do të rrisnin ndjeshëm prodhimin global të vaksinës suaj COVID-19, nga 1.3 miliardë doza të planifikuara në 2 miliardë doza. Si ishte e mundur? A mos keni ndërtuar 15 fabrika të reja brenda natës?
Ne e shpallën këtë objektiv në mesin e janarit, dhe e konfirmuam sërish këtë javë. Për ta arritur këtë gjë, ne kemi planifikuar një zgjerim të konsiderueshëm të kapaciteteve në vjeshtë.
Sa doza do të jetë në gjendje të prodhojë çdo muaj fabrika juaj në Marburg?
Kur ajo të zgjerohet, rreth 750 milion doza në vit, ose rreth 65-70 milion doza në muaj. Kjo do ta bënte atë një nga fabrikat më të mëdha të prodhimit vaksinave me bazë mARN në Evropë. Gjithsesi, do të duhen ende disa muaj para se të arrijmë kapacitetin e plotë.
A është maksimumi vjetor 2 miliardë doza, apo mund ta rrisni sërish këtë shifër gjatë verës në 2.5 miliardë?
Tani për tani, jemi duke parashikuar të prodhojmë 2 miliardë doza për këtë vit. Por mendoj se duhet të përgatitemi që kërkesa të jetë më e madhe. Ka vende që aktualisht kanë më pak furnizim nga sa prisnim. Ndërkohë, një dozë e tretë e vaksinës mund të jetë e nevojshme kundër varianteve të reja të virusit. Është kjo arsyeja pse jemi duke punuar në zgjerimin e kapaciteteve tona prodhuese në vende të tjera, dhe në shtimin e partnerëve të rinj në rrjetin tonë.
A do të ndihmonte nëse Bashkimi Evropian apo qeveria gjermane, garantojnë jo vetëm blerjen e dozave të vaksinës, por investojnë gjithashtu direkt në prodhimin e tyre?
Vitin e kaluar, më shumë para nuk do të na kishin ndihmuar. Pasi së pari duhej ta bënim të sigurt procesin e prodhimit në shkallë të gjerë. 50 milion doza që kemi prodhuar në vitin 2020, ishin maksimumi i mundshëm.
Edhe sikur të kishte pasur miliarda euro dhe mijëra punonjës shtesë, nuk do të kishte më shumë. Sidoqoftë, paratë do të na ndihmonin tani. Aq më tepër nëse do të parashikojmë të prodhojmë 3 miliardë doza vitin e ardhshëm, siç u kërkua disa ditë më parë.
Si mund të ndihmojë më mirë qeveria gjermane? Duke financuar në lëndët e para? Apo duke investuar direkt në ndërtimin e fabrikave?
Sigurisht e gjithë kjo do ta na ndihmonte. Por kjo është në dorën e politikanëve. Duhet të ketë një qasje se si industria farmaceutike dëshiron të pozicionohet në Evropë.
A mendoni të krijoni një rrjet furnizues evropian?
Po, kjo është një rrugë që tashmë po e ndjekim. Ne e bëmë Pfizer si një partner strategjik, pasi e dinim që nuk mund ta menaxhonim dot vetëm në fillim këtë proces. Që atëherë kemi ndërtuar një rrjet të përbërë nga 13 partnerë në pjesën e prodhimit, me Marburgun si njësinë kryesore të prodhimit të vaksinës. Ne mund ta zgjerojmë këtë më tej në një rrjet evropian.
Cili është problemi më i madh në fazën e prodhimit të vaksinës?
Ato ndryshojnë vazhdimisht. Aktualisht, janë dy molekula sintetike. Nëse do të kishim vetëm 250 gram më shumë prej tyre, do të mund të prodhonim1 milion doza më shumë. Pra, ne duhet të punojmë për të siguruar lëvizjen e lirë të mallrave me vendet jashtë BE-së. Gjatë 3-mujorit të dytë, partnerët tanë do të rrisin kapacitetet e tyre. Kjo do të ndihmojë në lehtësimin e situatës.
Çfarë ndodh nëse vaksina duhet të ndryshohet për shkak të mutacioneve? A do të duhet të kalojë nëpër një proces krejtësisht të ri miratimi që do të zgjasë për muaj me radhë, dhe do të çojë sërish në një mungesë të furnizimeve?
Kjo nuk është ende plotësisht e qartë dhe varet nga autoritetet rregullatore. Ka të ngjarë që mund të na duhet të bëjmë vetëm një test të vogël klinik, për të provuar sigurinë. Por mund të ndodhë që ashtu si me vaksinat e gripit, edhe vaksinat e reja mund të përshtaten pa pasur nevojë për prova specifike.
Marrë nga Bota.al