Zyrtari amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci tha se është e mundur që amerikanët do të mbajnë maska edhe në vitin 2022.
Ai pohoi se masat për të ndaluar përhapjen e coronavirusit do të relaksohen gjithnjë e më shumë teksa administrohen më shumë vaksina.
Një vit që kur u regjistrua vdekja e parë e shkaktuar nga COVID-19 në SHBA, vendi po i afrohet 500 mijë jetëve të humbura nga virusi. SHBA ka regjistruar 497,670 vdekje nga coronavirus.