Në Izmir, qyteti më i goditur nga tërmeti shkatërrues që ra disa orë më parë në detin Egje, ka nisur tashmë operacioni i shpëtimit. Nga informacionet e para zyrtare, konfirmohen deri më tani 4 viktima dhe 120 të plagosur.
Dhjetëra objekte atje janë shembur, ndërsa deri më tani është nxjerrë e gjallë nga rrënojat një grua. Të shumtë raportohet të jenë personat që kanë mbetur poshtë pallateve të shembura.
Agjencia e kërkim-shpëtimit i bën thirrje qytetarëve të mos futen nëpër banesat e tyre.