Gjermani- Aeroporti i ri i Berlinit, Berlin Brandenburg Airport (BER) pritet të mbyllë një nga terminalet ditën e sotme, pas rënies së madhe të trafikut të pasagjerëve, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
“Ne do ta mbyllim terminalin për një vit, më pas do të vendosim sërish. Nëse gjërat shkojnë mirë, ne do ta hapim atë sërish”.”, ka thënë zëdhënësi i aeroportit, Hannes Stefan Hoenemann.
BER është hapur në tetor të vitit të kaluar, afër aeroportit të vjetër Schoenefeld, i cili është funksionalizuar më 1976. Schoenefeld është shndërruar në terminalin e pestë të aeroportit të ri.
Terminali 1 është hapur më 31 tetor, pas nëntë vjetësh vonesë dhe trefishimit të shpenzimeve të projektit origjinal në vlerë të 2 miliardë eurove.
Terminali 5 ishte planifikuar që të qëndronte i hapur për shumë vjet, pasi kërkesa e pasagjerëve pritej që të tejkalonte kapacitetin e infrastrukturë së re, derisa pandemia shpërtheu.
Aeroportet në Berlin janë përballur me rënie të madhe të trafikut të pasagjerëve më 2020 për gati tri të katërtat.
Sipas operatorëve të aeroportit, këto aeroporte kanë pasur vetëm 9.1 milionë pasagjerë, raporton REL.
Aeroporti Tegel, që ka funksionuar në ish-Berlinin Perëndimor, është mbyllur në nëntor të vitit të kaluar, duke bartur të gjitha fluturimet në aeroportin e ri.