Një grua është përplasur nga një makinë dhe është lënë në anë të rrugës mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Liria, Shkodër, në rrugë përballë Urës së Vjetër të Bunës. Sipas policisë, e aksidentuara është shtetësja 50 vjece, me iniciale E.R.
Gruaja është në gjëndje të rëndë në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.