Tiranë- Pas një jave mësimi online, si pasojë e motit me temperatura të ulëta, sistemi parauniversitar në vendin tonë do të rikthehet ditën e sotme në bankat e shkollave, sipas programit të mëparshëm të parashikuar në Ministria e Arsimit.
Sipas këtij skenari, nxënësit që frekuentojnë ciklin fillor dhe maturantët do ta ndjekin mësimin në shkollë, ndërsa nxënësit e klasave të 6-11 do ta bëjnë atë të kombinuar.
Në udhëzimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se shkollat e mesme në Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, që cilësohen zona me përhapje të lartë të Coronavirusit do ta vazhdojnë mësimin online deri në vendimin e Komitetit Teknik që pritet këtë javë.