Tiranë- Tri persona janë vënë në pranga nga policia pas kontrolleve në zona të ndryshme në afërsi të shkollave.
Në pranga ka rënë E. R., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, 1 automjet, një aparat celular, një peshore elektronike që përdorej për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe 200 qese farmaceutike që përdoreshin për paketimin e lëndës narkotike.
Gjithashtu u arrestua S. K., 34 vjeç dhe O. K., 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin me drejtues shtetasin S. K. dhe pasagjer shtetasin O. K., u gjetën sasi me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 1 aparat celular.
Informacion i policisë
Vijon puna e pandërprerë për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Goditen dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.
Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, 2 automjete dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Vihen në pranga poseduesit dhe shpërndarësit e lëndës narkotike.
Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për kontrollin e të gjithë territorit, me qëllim evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me lëndë narkotike, merren me shpërndarjen e tyre në afërsi të shkollave apo që i mbajnë në banesë, janë goditur 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në vende të ndryshme, dhe janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, konkretisht:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
- E.R., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, 1 automjet, një aparat celular, një peshore elektronike që përdorej për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe 200 qese farmaceutike që përdoreshin për paketimin e lëndës narkotike.
- S.K., 34 vjeç dhe O. K., 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin me drejtues shtetasin S. K. dhe pasagjer shtetasin O. K., u gjetën sasi me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 1 aparat celular.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.