Tiranë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Tiranë, ku një person është hedhur nga kati i katërt i spitalit ‘Shefqet Ndroqi”, ku ishte shtruar pasi ishte prekur nga koronavirusi. Për pasojë ai ka ndërruar jetë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03 :10. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Preng Gjinaj, nga Tropoja.
Rasti i parë është regjistruar më 13 gusht, ku 29-vjeçari Xhino Koça nga Durrësi u hodh nga kati i tretë i këtij spitali, në gjendje të rënduar psikologjike, ku për pasojë ndërroi jetë.
Ndërkohë, që në 2 shtator Hasan Mira, 65 vjeç, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i këtij spitali, vetëm dy ditë pasi ishte shtruar aty.