Itali- Personi që shihni në foto është Jetmir Kurtsmajlaj, i riu shqiptar që tentoi të vriste ish të dashurën e tij greke. Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë në një vend parkimi pranë stacionit të metrosë në Torino.
27-vjeçari, një ish-student i Universitetit të Torinos goditi me thikë disa herë studenten greke Georgia Kaltsouni, 20 vjeç, pasi kjo e fundit kishte kërkuar të ndahej prej tij. Mediat italiane raportojnë se shqiptari nuk pranonte ndarjen me 20-vjeçaren greke, ndërsa i zuri asaj pritë tek parkingu para shtëpisë së saj dhe më pas e sulmoi me thikë.