Tiranë- Minsitrja e Punëve të Jashtme, Etilda Gjonaj ka nisur një kërkesë për homologun spanjoll për marrjen e informacionit mbi vdekjen e mistershme të Saimir Sulës.
Gjonaj zhvilloi sot një takim online me ministrin spanjoll të Drejtësisë, ku u diskutua dhe çështja në fjalë.
33-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Spanjë dhe u nis në Tiranë pa zemër. Kjo ngjarje ka tronditur familjen e tij por edhe autoritetet. Në dosje thuhet se 33-vjeçari Saimir Sula shkoi për mjekim në Spanjë dhe në spitalin në Barcelonë i hoqën zemrën.
Nga të dhënat telefonike mësohet se Sula i ka kërkuar ndihmë të motrës nga spitali në Barcelonë. Në dosjen hetimore zbulohet se ai i ka shkruar motrës mesazhe të dhimbshme si “Hajde më merrni, po më marrin frymën, po vdes”. Ka qenë insistimi i së motrës që ka zbuluar mungesën e zemrës pasi trupi i vëllait të saj ka mbërritur me avion nga Spanja.