Në emër të Partisë Demokratike përshëndes kthimin e ligjit për zgjatjen e koncesionit të aeroportit të Tiranës me 13 vite.
Kryetari i Partisë Demokratike ka qenë i qartë dhe i prerë për këtë çeshtje dhe ka deklaruar se: kjo aferë korruptive do të zhbëhet..
Sot fatkqesisht Shqipëria është kthyer në nje çiflig të 5 personave që po marrin porte, aeroporte e çdo pasuri publike. Kastrati përfiton Porto Romanon, përfiton traun që ndan shqiptarët dhe atij i falet dhe aeroporti.
Partia Demokratike është e vendosur për të zhbërë të gjitha koncesionet korruptive, është e vendosur për të hequr të gjitha përjashtimet fiskale që sot favorizojnë pak persona. Do heqim ligjin që favorizon me përjashtime nga renta minerare, ligjin që favorizon oligarkët që marrin jahte pa TVSH. Ligjin që përjashton nga taksat vetëm hotelet që ndërtojnë okigarkët që sot paguajnë 5% tatim fitimin dhe 6% TVSH për shërbimet.
Vetëm keshtu Shqipëria Fiton, vetëm kështu familjet shqiptare fitojnë, ekonomia çlirohet dhe barazia e mundësive kultivon shpresën. Shqipëria është e shqiptarëve ndaj me 25 prill Rama dhe oligarkët humbasin dhe Shqipëria Fiton! #shqiperiafiton