Sipas MeteoAlb edhe ditën e sotme vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë në Shqipëri mot të kthjellët gjatë paradites.
Por mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash në pjesën më të madhe të vendit duke lënë me kthjellime skajin jugor dhe pjesërisht bregdetin. Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C mëngjesi deri në 21°C mesdita.