Tiranë- Një burrë rreth të pesëdhjetave që u gjet sot i plagosur në Tiranë ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Qytetarit nuk i janë gjetur dokumente me vete dhe për këtë arsye vijon të mbetet me identitet të panjohur.
Burri u gjet i plagosur me armë zjarri në trotuar pranë Piramidës në kryeqytet. Në zonë nuk janë dëgjuar krisma dhe për këtë arsye dyshohet se mund të jetë përdorur pistoletë me silenciator.