Tiranë- Komiteti Teknik mori vendimin për të mos ndryshuar ora policore, pra vendi do të vazhdojë të mbyllet në orën 20:00 deri në 6:00.
Rakacolli në fjalën e saj ka bërë me dije se duke parë situatën e krijuar nga Covid në vendin tonë do të mbetet në fuqi ora policore nga 20:00 deri në 06:00.
“Duket se situata në vend është delikate një situatë që meriton vëmendje por duket se nga shifrat kemi një situatë të qëndrueshme dhe në ditët e fundit ka një tendencë ulje të indikatorit R nga 1.1 në 1.05. Masat që u propozuan para dy javësh kanë dhënë efekt. Ne do të vijojmë të mbetemi aty duke i vlerësuar ngushtësisht në kohë të shkurtër. Pra në masat që vazhdojnë të mbeten në fuqi, është kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në orën 20:00, mësim online në gjimnaze”, tha Rakacolli.