SHBA- Ekspertët njoftuan se një variant i ri i COVID-19 po përhapet me shpejtësi në New York.
Sipas një hulumtimi të ri, varianti i quajtur “B.1.526” është hasur për herë të parë në mostrat e mbledhura në qytet në nëntor të vitit të kaluar. Studiuesit janë të shqetësuar se varianti i ri i virusit mund të jetë një mutacion që mund të zvogëlojë efektivitetin e vaksinës.
Mutacioni në fjalë pritet të jetë lloji më i përhapur i virusit në SHBA në fund të marsit.
Burimi: New York Times