Spanjë- Një bandë italo-shqiptare është goditur nga policia spanjolle në provincën jugore të Malagas. Mediat spanjolle raportojnë se grupi i goditur nga policia, trafikonte lëndë narkotike në Itali, ndërsa aktualisht ishte e vendosur në Spanjë.
Në pranga janë vendosur 8 persona, mes tyre shqiptarë e italianë të arrestuar në apartamente të ndryshme, që janë përdorur për të ruajtur lëndët narkotike.
Gjithashtu në njërën nga magazinat u gjetën 239 kg marijuanë dhe 60 kg hashash. Po ashtu policia spanjolle sekuestroi një kamion që përdorej për të transportuar lëndë narkotike, 6 makina luksoze, 16 telefona celularë dhe 8,500 euro.