Greqia dhe Austria po u kërkojnë shteteve të tjera të BE të miratojnë “pasaporta” të vaksinimit të koronavirusit që mund të ndihmojnë në ringjalljen e industrisë së turizmit të goditur në Evropë.
Ideja e një dokumenti të tillë, që ka të ngjarë të jetë një certifikatë, do të ishte leja e atyre që janë vaksinuar të udhëtojnë lirshëm brenda BE.
Propozimi u paraqit gjatë një diskutimi virtual midis udhëheqësve të BE. Por një pasaportë vaksine përballet me kundërshtimin e disa prej 27 vendeve anëtare të bllokut.
Franca dhe Gjermania thonë se dokumente të tilla mund të jenë të parakohshme sepse të dhënat mbi efikasitetin e vaksinave në parandalimin e një personi nga bartja ose kalimi i virusit janë të paplota.
Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se mundësimi i një pakice të vaksinuar të gëzojë udhëtime tndërsa të tjerët, të tillë si të rinjtë që nuk shihen si përparësi për inokulimin, vazhdojnë të përballen me kufizime do të ishte diskriminuese.
Një ndërlikim i mëtejshëm është përhapja e shpejtë e varianteve më ngjitëse të Covid – format angleze, afrikano-jugore dhe braziliane – dhe mundësia e mutacioneve në të ardhmen. Pra, ka më shumë të ngjarë që njerëzit do të kenë nevojë për vaksina përforcuese për të qenë të mbrojtur.
Greqia dhe Izraeli tashmë kanë certifikata dixhitale të vaksinimit dhe të tjerë si Danimarka dhe Suedia kanë folur për zhvillimin e tyre.
Zv/kryeministri grek Akis Skertsos i tha BBC se një certifikatë e zakonshme dixhitale “nuk është aspak diskriminuese“. Ai argumentoi se turistët e pa vaksinuar mund të vizitonin Greqinë këtë verë, por procedura për ta do të ishte më e ngadaltë – ata do të duhej të testoheshin dhe mbase do të duhet të izoloheshin pas mbërritjes.
Greqia dhe Qiproja kanë rënë dakord të pranojnë turistë izraelitë me test Covid-negativë këtë verë, ata që mund të provojnë statusin e tyre me certifikatën dixhitale “të gjelbër” izraelite.