Tiranë- Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin arrest me burg për Gjergj Cukalin, ndaj të cilit rëndojnë akuzat se është porositës i atentatit me eksploziv në Kamëz ndaj biznesmenit Gjon Menës, porosi të cilën e dha për Edmond dhe Enver Jakimin.
I njohur ndryshe edhe si “i forti i Myslym Shyrit”, Cukali akuzohet për ‘vrasje me paramendim mbetur në tentativë’ dhe ‘shkatërrim prone me eksploziv’.
Ndër të tjera ajo bën me dije se dy ditë më parë policia kishte vënë në pranga dhe dy kushërinjtë Edmond dhe Enver Jakimi që akuzohen se kanë vendosur eksplozivin. Ndërkohë bëhet me dije se Cukali është zbuluar nga njëri prej kushërinjve që është penduar. “Cukali më kërkoi t’i vija bombën Gjon Menes. Bomben na e solli vetë ai. Na premtoi 30 mijë euro dhe me dha vetëm dy mijë”, kështu pohoi nga salla e gjyqit Enver Jakimi.