• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Zgjedhjet e 25 prillit/ Regjistrohen 46 parti politike, gjysma e tyre do të jetë në lista

26/02/2021
in Politikë
0
Mblidhet KQZ: Regjistrohen 16 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, vendimet që do merren për zgjedhjet e 25 prillit

Tiranë- Një ditë pasi përfundoi afati për regjistrimin e koalicioneve Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, dha një panoramë të numrit të subjekteve të regjistruara, të kandidatëve të pavarur dhe së fundmi edhe të koalicioneve.

Janë regjistruar: 46 parti politike, 8 komitete nismëtare që do të organizojnë punën për 8 kandidatë të pavarur në qarqet Gjirokastër, Tiranë, Lezhë, Dibër, Shkodër dhe Berat.

Janë edhe tri koalicione që u regjistruan ditën e mërkurë. Aleanca për ndryshim ka në përbërje të saj 13 parti ku përfaqësuese është Partia Demokratike. Aleanca Ora Kombëtare, Emigracioni, Bashkimi Popullor dhe Konservatorët ka 4 parti, ndërsa koalicioni Aleanca ka në total 7 parti.

Tashmë e kemi të qartë se sa subjekte do të shfaqen me logon e tyre në fletën e votimit. Nga 46 parti të regjistruara në KQZ si subjekte zgjedhore që do të marrin pjesë në zgjedhje, në fletën e votimit do të shfaqen thuajse gjysma e logove të tyre. Nga 46 parti, gjysma e tyre janë bashkuar në tri koalicione.

Partitë që do të jenë janë në një koalicion kanë rënë dakord që të përfaqësohen me një logo partie, ndërsa në varësi të vendimmarrjes së Komisionit Rregullator pas datës 8 mars do përcaktohet nëse kandidatët e një partie brenda një koalicioni do të kenë edhe siglën e partisë që përfaqësojnë.

Ashtu siç pritej, Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri me dije dje se do t’i kërkojë qeverisë që të shtyjë vlefshmërinë e kartave të identitetit deri pas zgjedhjeve në mënyrë që t’u krijohet mundësi qytetarëve që të votojnë.

“Sipas ekstraktit të fundit janë 3.594.872 zgjedhës, mes të cilëve 932 mijë qytetarë të cilëve u ka skaduar dokumenti i identifikimit. KQZ-ja do t’i adresojë një kërkesë zyrtare Ministrisë së Brendshme dhe qeverisë për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së kartave dhe pasaportave të paktën deri më 30 prill. Pas datës 8 mars që përfundon dhe afati i dorëzimit të listës së kandidatëve për secilin subjekt zgjedhor, KQZ-ja do të fillojë procesin e verifikimit të kandidatëve”, tha Celibashi.

Ndonëse për kartat e skaduara ka një zgjidhje, Komisioneri thotë se rrezikojnë që të mos votojnë qytetarët, të cilët janë me COVID-19, pasi ligji nuk parashikon votim të veçantë për ta.

“Nëse qytetarët janë të pamundur për të dalë nga shtëpitë e tyre për arsyet e COVID-19 ne s’kemi asnjë lloj mundësie për t’ua ofruar shërbimin e votimit atje ku banojnë. I vetmi përjashtim që sanksionon Kodi Zgjedhor ka të bëjë me qendra të posaçme që ngrihen në institucione, siç janë burgje dhe në rast ku ka jo më pak se 15 zgjedhës.

Nëse partitë dhe Parlamenti dakordësohet mund të bëjnë ndryshime në ligj për të gjetur zgjidhje në këtë, por e shoh të vështirë që të bëjmë një zgjidhje. Ata do vazhdojnë të ngelen pa votuar sa kohë të jetë ky kuadër”, vijoi Celibashi.

Javën e kaluar, KQZ-ja bëri me dije se partitë dakordësuan që pilotimi i votimit dhe numërimit elektronik të implementohet në Tiranë, ndërsa ditën e djeshme Celibashi ndau me qytetarët dakordësinë e arritur mes palëve për njësitë ku do implementohet në Tiranë.

“Gjatë konsultimeve me partitë politike në mënyrë informale është dakordësuar që njësitë administrative Nr. 8 dhe Nr. 3 në Bashkinë e Tiranës, të jenë njësitë administrative për zbatimin e projektit pilot për procesin e votimit dhe numërimin elektronik të votave. Gjithsesi, akoma nuk është përcaktuar në mënyrë përfundimtare përmes vendimmarrjes, pasi po presim konfirmimin përfundimtar në lidhje me këtë çështje”, tha Celibashi.

Marrë nga Panorama

Tags: 46 parti politike8 komitete nismetarealbanewsKqzregjistrimi i koalicioneve parazgjedhore
Previous Post

Përhapja e mutacionit të COVID-19 tek fëmijët, situatë shqetësuese në Itali

Next Post

Shënohen 5 viktima dhe 445 raste të reja të konfirmuara me COVID-19 në 24 orët e fundit

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Foto ilustruese

Shënohen 5 viktima dhe 445 raste të reja të konfirmuara me COVID-19 në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.