Policia e Kukësit ka shoqëruar në komisariat një 18-vjeçar që qëlloi në ajër me një armë të dyshuar zhurmuese. Nga njoftimi zyrtar bëhet me dije se e gjitha kjo ndodhi pasi ky shtetas, i identifikuar si Gilbert Shatri, u konfliktua me një person tjetër për vendin e parkimit të makinës. Shatri është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e llojit tip pistoletë e dyshuar zhurmuese, si dhe një gëzhojë.