Tiranë- Me pankarta në duar dhe pa maska , studentët vijojnë tubimin me kërkesat e tyre.
Këshillat Studentorë të universiteteve janë ndarë në tri fronte. Të parët, dolën para Ministrisë së Arsimit, më pas studentë me valixhe dhe libra kanë zhvendosur vëmendjen para zyrës së kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë që një grup tjetër studentësh kanë shkuar tek Ministria e Shëndetësisë ku kanë depozituar kërkesat e tyre.
Të mbledhur bashkë për të kundërshtuar këtë form mësimdhënie, të diktuara nga pandemia e Covid, disa prej studentëve shfaqen pa maska në protestë. Ka edhe nga ata që shprehen se nuk i tremb pandemia, se kjo e fundit nuk ekziston, ndërsa thonë se tremben nga injoranca, që sipas tyre ushqehet nga mësimi online.