Tre persona janë përfshirë në një konflikt fizik në një local në Vlorë.
Njëri prej tyre ka pësuar lëndime dhe po merr ndihmë mjekësore në spital. Mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa nuk dihen shkaqet e grindjes. Gjithçka ka ndodhur pranë një lokali në afërsi të zonës së quajtur “Alessandria”.