Tiranë- Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Evis Kushi ka marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes pas 10 vitesh të Universitetit të Forcave të Armatosura, ku foli edhe për fillimin e vitit të ri akademik sot online në Universitete.
Pikërisht ditën e sotme, teksa studentët kanë ‘mbërthyer’ gjithë kryeqytetin me protestë për të kërkuar përgjysmimin e tarifave të shkollave dhe paketë sociale për të
përballuar vështirësitë e viti akademik, ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve në inagurimin e universitetit të FA ka zgjedhur të qartësoJë se këtë vit akademik mësimi do të zhvillohet online.
”Ky fillim viti akademik është tejet i pazakontë, sfidues si asnjë vit tjetër më parë. Për shkak të rrethanave të paqarta të pandemisë në gjithë globin. Dhe nuk është aspak e këndshme të uroj vitin e ri akademik me auditorë të zbrazëta. Janë rrethana që s’mund t’i shmangim, por t’i përballojmë, me sa më shumë qetësi, vendosmëri e kurajo. Jam e vetëdijshme për vështirësitë. Sfidat aktuale i shoh jo vetëm si pengesa, por dhe ura që na orientojnë drejt urave të reja.
Vendimi i Komitetit të Ekspertëve, nuk është aspak i lehtë. Prandaj si ministre arsimit, dua forcë dhe fleksibilitet. Është shumë e vështirë të menaxhojmë situatën duke ndjekur dhe metodat specifike. Jam informuar se janë marrë të gjitha masat për nisje dhe vazhdim të mbarë të vitit akademik. Vështirësitë s’mund të ndalin të vijojmë me paktin për universiteti, si prioriteti për shërbime më të mira ndaj studentëve.Pa u zgjatur më shumë, dua t’ju kujtoj se për asnjë moment mos neglizhojmë rregullat. Me shpresë në momentin më të parë t’i kthehemi normalitetit, jo vetëm në universitete, por në jetë. E di që së bashku do bëjmë më të mirë, do kapërcejmë sfidat, do ia dalim.”- tha Kushi.
Akademia e Forcave të Armatosura çeli dyert për 60 studentë fitues, nga 600 aplikantë të cilët shprehën ambicie për të ndjekur studimet ushtarake. 60 studentët fitues që nga sot nisin udhën e tyre të dijes pranë Akademisë së Forcave të Armatosura do të ndjekin studimet e programit bachelor në Fakultetin e Shkencave Ushtarake.