Tiranë- Në seancën e sotme parlamentare, Partia Socialiste propozoi korrigjimin e reformës në drejtësi.
Në kuvend janë depozituar dhjetëra amendamente për ndryshimin e ligjeve kryesore të reformës. Pr.ligjet janë firmosur nga Ulsi Manja, Alket Hyseni, Adnor Shameti dhe Klotilda Ferhati.
Korrigjimet e para të ligjeve të reformës në drejtësi datojnë rreth dy vite më parë kur u rishikuan ligji për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve, si dhe ai për organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë. Përmirësimi i reformës në drejtësi u nis bashkë me Partinë Demokratike, por largimi i opozitës nga Parlamenti i la rregullimet në dorë të mazhorancës. Veç ndryshimeve kushtetuese, Partia Demokratike ka votuar vetëm një ligj të reformës: atë për ngritjen e gjykatës speciale dhe SPAK për hetimin e zyrtarëve të lartë