Bruksel- Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, Ka nisur takimi në kuadër të Këshillit të 11-të Stabilizim Asocimit, ku pjesë e tij është edhe kryeminsitri Rama, i shoqëruar nga ministrja Olta Xhaçka.
Përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale, Rama bën të ditur se është takuar me Shefin e Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell dhe Komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi.
Kreu i qeverisë shoqërohet nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla si dhe Kryenegociatori për Integrimin, Zef Mazi.