Dënohet me 3 vite burg ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy.
Nicolas Sarkozy është shpallur fajtor mbi akuzat e përpjekjes për të korruptuar një gjyqtar. Përveç 3 viteve burg, Gjykata ka dënuar Sarkozy-n me 2 vjet pezullim nga postet publike.
Gjykatësja Christine Mee duke dhënë vendimin deklaroi se ish-Presidenti 66-vjeçar kishte “përdorur statusin e tij si ish-president francez” në një akt “veçanërisht serioz” të keqbërjes.
Hetimi po shqyrtonte disa akuza se Sarkozy dhe partia e tij kishin marrë pagesa të paligjshme nga biznesmenja Liliane Bettencourt gjatë fushatës së tij të suksesshme presidenciale në 2007.