Policia e Tiranës ka ngritur dyshimet se autori i vrasjes së Behar Sofisë është ndihmuar nga të paktën dy persona të tjerë.
Kamerat e sigurisë pranë lokalit ku 66-vjeçari kishte pirë kafe para se të ekzekutohej me dy plumba në trup, kanë fiksuar një person të dyshimtë.
Sikundër autori, edhe ai ishte i veshur me të errëta e me maskë anti-covid në fytyrë dhe brenda pak minutash vërehet të kalojë disa herë pranë lokalit.
Ndërsa personi tjetër, dyshohet se ka pasur rolin e ndihmësit në largimin e autorit nga vendi i ngjarjes, i cili lëvizte me biçikletë dhe në zhdukjen e provave.