Detaje të reja që hedhin dritë në ngjarja tragjike të ndodhur një ditë më parë pranë spitalit “Shefqet Ndroqi”, ku u hodh nga dritarja e katit të 4, një 52-vjeçar duke gjetur vdekjen në vend, janë zbardhur. Mësohet se 52-vjeçari ishte me aftësi të kufizuara pasi i mungonte njëra këmbë.
52-vjeçari me iniciale P.Gj. nga Tropoja ishte shtruar prej 1 jave në spitalin Shefqet Ndroqi dhe po merrte mjekim pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19. Ky është rasti i tretë i regjistruar brenda pak muajsh në spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë, ku pacientët janë hedhur nga dritarja.