Lezhë- Ditën e sotme, Albin Kurti ka vizituar qytetin e Lezhës me rastin e 577- vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.
Gjatë fjalës së tij Albin Kurti deklaroi se krizën që ka pllakosur duhet ta zëvendësojmë me çlirim, bashkim dhe përparim dhe të mendojmë të veprojmë ashtu sikurse do të vepronin të parët tanë.
“Duhet të ndjekim pishtarin e mbajtur përgjatë historisë nga brezi në brez në mënyrë që populli shqiptar të faktorizohet, të zgjedhë përfaqësuesit më të mirë dhe më të devotshëm që krizën që ka pllakosur ta zëvendësojë me çlirim, bashkim, zhvillim dhe përparim. Sot këtu të flamuri kombëtar shqiptar I përulemi me nderim të përjetshëm dhe angazhohemi para heroit tonë kombëtarë Skënderbeut dhe të gjithë heronjve të gjitha epokave.
Kuvendi i Lezhës është i pari nga natyra e tij ku fisnikët shqiptarë morën pjesë në një kuvend të përbashkët. Lezha ishte në një pozicion të favorshëm gjeografik. Kuvendi u mbajt në katedralen. Skënderbeu shtroi rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve. Kuvendi I institucionalizua si forumi më i lartë i vendimmarrësve., Bashkimi u bë përmes një besëlidhje politike dhe u quajt besëlidhja shqiptare e Lezhës. Kryetari ishte Skënderbeu. U vendos krijimi i një ushtrie të përbashkët dhe komandant ishte Skënderbeu. Besëlidhja kishte arkën e saj të përbashkët.
Sot më 2 Mars teksa shënojmë përvjetorin e besëlidhjes së Lezhës që është akt politik I lidhjes së dëshirës së përbashkët, duhet të mendojmë të veprojmë duke menduar si do vepronin nga Skënderbeu deri te rilindasit tanë”, tha Albin Kurti.
Besëlidhja e Lezhës, e njohur si Lidhja Shqiptare e Lezhës, Kuvendi i Lezhës, Liga e Princërve Shqiptarë, është Kuvendi i Princave Shqiptarë të viteve 1444, të cilët dëshironin të shkëputeshin nga lidhja me Perandorinë Osmane e cila krijohej me ndikimin ushtarak osman. Besëlidhja e Lezhës u mbajt më 2 mars 1444, në katedralen e Shën Nikollës në Lezhë.