Temperaturat e larta duket se në fundjave do ja lënë vendin freskisë. Tashmë marsi që shënon stinën e pranverës ka hyrë por pritet që të fundjava e parë e tij të shoqërohet me reshje bore.
Sinoptikanja Adiola Bani në një prononcim për abcnews.al thekson se fundjava do të shoqërohet me mot të kthjellët dhe shira, ndërsa termometri do të zbresë deri në 4 gradë më poshtë.
“Këtë të martë mëngjesi ka qenë i freskët. Mes java e mërkura dhe e enjtja do të sjellin një rritje temperaturash duke bërë që në vlerat maksimale të ngjiten deri në 18-19 gradë celsius. Ndërkohë e premtja dhe fundjava do të sjellin freskim të motit si pasojë e ardhjes së një sistemi vranësirash që do të sjellin reshje shiu në territorin shqiptar kryesisht të shtunën në darkë dhe në dielën do të kemi dhe reshje bore në zonat veriore dhe verilindore të territorit. Do të jetë një periudhë e shkurtër, pasi sërish do të kemi rritje temperaturash dhe mot me diellë”, ka thënë ajo.