Brazil- Situata e koronavirusit në Brazil vazhdon të përkeqsohet, spitalet e Sao-Paolos janë në limitet e kapacitetit të tyre dhe së shpejti nuk do të jenë më në gjendje të përballojnë fluksin e pacientëve të COVID-19.
Sipas një kërkimi nga ministria e shëndetësisë e Brazilit tregon që më 80% e spitaleve kanë kaluar 90% të kapacitetit të tyre dhe që nëse situata vazhdon nuk do të jenë më në gjednje të përballojnë pandeminë.Ekspertët shëndetësorë dhe zyrtarët shtetërorë po i luten qeverisë së Bolsonaros që të vendosë masa të rrepta karantimi për të zvogëluar transmetimin e virusit.
Shteti i Bolsonaros është kritikuar jashtë mase nga media dhe grupe të tjera shëndetësore dhe pasi qeveria dështoi të krijonte një marrveshje për marrjen e vaksinës, vetë ministri i shëndetësisë Eduardo Pazuello pranoi situatën kaotike duke thënë që “mutacionet” e kishin përkeqsuar situatën. “Ky është realiteti që kemi sot në Brazil” tha ai. Spitalet private si ato të Sao Paolo dhe Isrealita Albert Einstein, dy nga spitalet më të mira të vendit të cilët janë në maksimum të kapacitetit të tyre.
Deri më tani vetëm 3% të popullsisë Brazilian kanë marrë dozë të vaksinës dhe vetëm 1% kanë marrë dy doza deklaroi Pazuello. Duke deklaruar që”Ulja e masave të mbrojtjes çuan në përkeqsimin e shëndetësisë dhe krizës sociale”. Për këtë arsye ministria po i bën thirje qeverisë që të rivendosi karantinën, të mbylli plazhet, të mbylli shkollat dhe të vendosë masa të rrepta në fundjavë.