Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen ka reaguar pas takimit me kryeministrin, Edi Rama.
Me anë të një postimi në Twitter, Leyen thotë se është e lumtur për takimin me Ramën dhe mbështet Shqipërinë për rindërtimin dhe menaxhimin e pandemisë së koronavirusit. Ajo shprehet se shpreson që të vizitojë së shpejti Shqipërinë pasi janë diskutuar edhe negociatat për anëtarësim në BE.
“Jam e lumtur që u takova me Edi Ramën. Shqipëria mund të llogarisë në mbështetjen e BE për rindërtimin pas tërmetit dhe trajtimin e pandemisë. Shpresoj ta vizitoj Shqipërinë së shpejti. Ne diskutuam negociatat e pranimit. Pozicioni ynë është i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është Europa dhe duhet të fillojnë negociatat”, shkroi Leyen.