Gjykata e Posaçme ka liruar kardiokirurgun Edvin Prifti, ndërsa në fuqi mbetet masa e pezullimit nga detyra.
Mësohet se Prifti është konsideruar si person i parrezikshëm dhe se nuk mund të cënojë provat.
Mjeku u arrestua pasi iu sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë. Konkretisht 200 mijë euro dhe 130 milion lekë janë gjetur në banesë ndërsa 50 mijë euro dhe 30 milion lekë janë sekuestruar në zyrë e tij.
Prifti doli në përgjimet e SPAK nga hetimet për Gjykatën e Krujës, që çoi në pranga gjyqtaren Enkeleida Hoxha.