KORÇË– Igli Qani, 30-vjeçari që u plagos pasditen e sotme me armë rezulton të jetë një person me precedentë penalë.
Qani është arrestuar në muajin gusht të vitit 2019, pasi qarkullonte me armë zjarri në brez.
Në më pak se tre ditë i riu u lirua, por nuk harroi të përshëndeste ‘drejtësinë’.
“Kush mendon se u digja, ta kuptojë të vërtetën e jetës time,”- shkruani Qani krah një fotoje me gishtin e mesit të ngritur. Aktualisht 30-vjeçari ndodhet në spital ku po merr mjemimin e nevojshëm mjekësor.