Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë pranë një familje në Tiranë, ku një ish-infermiere vuan për shkak të një sëmundje, ndërsa bashkëshorti i saj tregon shpenzimet që ka për t’i ardhur në ndihmë.
Ai thotë se gruaja ka pësuar ishemi pasi ka dalë në pension dhe i duhet të bëjë fizioterapi, 30 seanca në muaj që kushtojnë rreth 60 mijë lekë të reja, përveç shpenzimeve të tjera.
Basha i thotë se “lekët që janë çuar në koncesione korruptive do të shkojnë tek pacientët”. Kreu i PD i premton se do të ketë zgjidhje dhe për të dhe për bashkëshorten.
“Ne do të ngremë një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për veten e saj. Rama ua shpërndan taksat oligarkëve. Nuk ka asgjë për dinjitetin njerëzor në qeverisjen e tij. Ne do të mundësojmë që në veçanti mosha e tretë të ketë kujdesin bazë për të gjitha rastet. #SHQIPERIAFITON”, shkruan kreu i PD në “Facebook”.