Itali- Infermierja Alessia Bonari aktualisht punon në një spital në Milano. Në foton e parë është infermierja 23- vjerçare, e fotografuar në fillimet e pandemisë, me shenjat e maskës në fytyrë që u bë mjaft virale në rrjet.
Marsin e kaluar, Alessia realizoi një ‘selfie’ me shenjat e maskës në fytyrë. Kjo gjë e bëri atë një nga fytyrat simbolike të luftës kundër pandemisë.
Mbrëmjen e djeshme, ajo u bë pjesë e Festivalin të Sanremos.
“Situata është praktikisht gjithmonë e njëjtë sikur kur bëra atë fotografi, ne nuk duhet të lejojmë neglizhencën. Të bashkuar, ne me siguri do të kemi sukses”, tha ajo duke folur me me producentin ekzekutiv të Sanremos, Amadeus.
“Jeta ime ka ndryshuar!” – u shpreh ajo teksa mbylli kështu fjalimin e saj.