Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka pritur sot në një takim, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Meta thekson se ky ishte një takim vëllazëror, duke shtuar se ndau me liderin e VV-së shumë ide për forcimin e gjithnashëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.
Postimi i presidentit Ilir Meta:
Sot kisha kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fitues të zgjedhjeve të fundit në Kosovë.
E urova për fitoren, por mbi të gjitha për procesin e shkëlqyer zgjedhor, që realizoi Kosova.
Ndamë shumë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe përshpejtimin e proceseve integruese, për të garantuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt europiane, që meritojnë qytetarët tanë.