Gjermani- Një 48-vjeçar nga Shqipëria është dënuar nga gjykata në Gjermani me dy vite burg pasi u kap me një plantacion marijuanë në Hövelhof, në Gjermani. Shqiptarit iu zbulua magazina brenda të cilës mbante 25 kg marijuanë, në vlerën 600 mijë euro.
Por bashkëpunimi me autoritetet për zbulimin e lëndës narkotike, ai u dënua me dy vite dhe nëse për pesë vitet e ardhshme nuk do të kryejë vepër penale, thuhet se nuk ka pse të vuajë dënimin.
Gjyqtari Andre Budde ka treguar se 48-vjeçari gjatë kësaj kohe ka jetuar në kushte të rënda prej fillimit të 2020, pasi magazinën e kishte vendosur në një zonë ku kishte mungesë dielli.
I arrestuari ka dëshmuar para trupit gjykues se ka humbur shtëpinë e tij në Shqipëri për shkak të tërmeti dhe kjo ishte një ndër arsyet që e çoi edhe në Gjermani për të kërkuar punë në fillim të vitit 2020.