Tiranë- Tea dhe Bearti janë çifti më i diskutuar i momentit në showbiz. Pasi skandali i lidhjes së tyre u bë publik, në media dhe në rrjet kanë qarkulluar thashetheme të shumta për ta. Ndërkohë mbrëmjen e sotme dyshja kanë sqaruar çdo gjë në një intervistë për herë të parë si çift në “Roped With Olsi”.
Ata thanë se tashmë janë qetësuar pas gjithë situatës së ndodhur dhe se ju deshën disa ditë sa të mësoheshin me gjithë vëmendjen që morën.
Kur u pyetën nga Olsi nëse mund të rikthehen si opinionistë në “Për’puthen”, Tea tha:
“Si opinionistë nuk do jemi, por do e shohim”.
Ajo shtoi se nuk kanë raport me asnjë nga konkurrentët e “Për’puthen” dhe se nuk kanë ndjekur asnjë puntatë, përveç një sherri të bujshëm.