Kukës- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka njoftuar se pajisja e identifikimit elektronik është demonstruar ditën e sotme edhe në qytetin e Kukësit.
Celibashi shkruan se sistemi i identifikimit elektronik të zgjedhësve është i thjeshtë në përdorim dhe i sigurt.
“Pajisja e Identifikimit Elektronik, demonstrohet në Kukës. Për të prezantuar funksionalitetin e PEI, simulim të procesit të votimit. Sistemi i Identifikimit Elektronik, siguri për një proces zgjedhor të rregullt dhe të ndershëm.”– shkruan Celibashi.