VJENË– 3 persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur, mes tyre dhe një efektiv policie, pas një sulmi terrorist me armë zjarri pranë në Vjenë. Ngjarja e frikshme ndodhi mbrëmjen e kaluar në sinagoge (shtëpi për adhurimi për hebrenjtë) dhe në pesë zona të tjera të Vjenës.
Rreth orës 20:00, me orën lokale, një person, ka nisur të sulmojë banorët e zonës duke lënë të paktën tre viktima dhe 15 të plagosur rëndë. Mëngjesin e sotëm, me anë të një njoftimi zyrtar, Polciia e Vjenës ka bërë me dije se sulmuesi kryesor, që sipas tyre është një simpatizant i ISIS, është vrarë tashmë nga policia, ndërkohë që dyshohet se është pjesë e një grupi të madh sulmuesish.
Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer i tha medias austriake “ORF” se: Për momentin mund të konfirmoj se besojmë se ky është një sulm i dukshëm terrorist.Nga ana tjetër, Oskar Deutsch, kreu i komunitetit hebre në Vjenë, nuk besonte se ishte sinagoga qendra e sulmit, pasi ajo ishte e mbyllur për shkak të koronavirusit.
Vetëm kaos dhe gjak pas. Në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga pasojat e sulmit terrorist në qytetin e Vjenës. Dëshmitarët kanë bërë me dije se kishin menduar se ishin shpërthyer fishekzjarre, por më pas kuptuan se ishte sulm.
Agresori qëllon pa mëshirë një kalimtar të rastit në rrugë, dhe madje kthehet për ta qëlluar sërish për t’u siguruar se kishte ndërruar jetë.
Pas agresorit, në vendngjarje ka mbërritur dhe Policia e Vjenës, e cila ka kontrolluar pulsin e viktimës, por pa lajme të mira. Nga të shtënat ai kishtë ndërruar jetë.
Publikohen pamjet ku katër prej autorëve të sulmit terrorist në Vjenë kanë dorëzuar para forcave të Policisë. Në pamje duket se të gjithë janë vedhur me të bardha dhe janë të zhveshur nga pjesa e sipërme e trupit.