Itali- Ish-kryeministri italian Matteo Renzi i cili solli shembjen e qeverisë në fillim të këtij viti, ka marrë një zarf me dy gëzhoja plumbash ditën e mërkurë. Lajmin e ka bërë të ditur partia që ai drejton.
Kërcënimi i heshtur, i cili iu dërgua direkt në partinë që Renzi është anëtarë, është dënuar nga të gjithë anët e spektrit politik.
“Faleminderit të gjithëve. Le të shkojmë përpara së bashku me liri dhe guxim,” shkroi politikani 46-vjeçar në rrjetet sociale.
Teresa Bellanova, një ministre në partinë e Renzit, tha më herët se nuk janë të frikësura.
Renzi është një nga politikanët më jopopullorë të Italisë dhe mori kritika dhe abuzime të gjera për vendimin e tij për të lënë koalicionin e ish-kryeministrit Giuseppe Conte në Janar, i cili shkaktoi kolapsin e tij.
‘Italia Viva’, partia e Renzit është tani pjesë e qeverisë së re të unitetit kombëtar të udhëhequr nga ish-shefi i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) Mario Draghi.